Home / Lajme / Botë / SHBA KËRKON NGA KINA DHE RUSIA TË VEPROJNË KUNDËR KORESË VERIORE

SHBA KËRKON NGA KINA DHE RUSIA TË VEPROJNË KUNDËR KORESË VERIORE

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë Veriore, pasi ajo sot e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoninë.
“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme”, tha sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ka shtuar se “Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane”.

“Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lansime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, tha Tillerson.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj për lansimin e fundit verikorean, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara. /Shenja/

Gjithashtu lexo

Në Francë për shkak të ndryshimeve të Ligjit për punë janë bllokuar depot për karburante

Anëtarët e Sindikatës Tregtare Franceze i bllokojnë hyrjet në depot me karburante, duke protestuar kundër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *