Home / Lajme / Botë / SHBA – Rikthehen të evakuuarit e “Irmës”, çereku i shtëpive të zhdukura

SHBA – Rikthehen të evakuuarit e “Irmës”, çereku i shtëpive të zhdukura

Të evakuuarit e uraganit “Irma” kanë nisur të kthehen në ishujt “Florida Keys”, ku kanë gjetur skena shkatërrimi, me çerekun e shtëpive të zhdukura dhe çdo ndërtesë tjetër me dëme serioze.

Pamjet tregojnë qartë shkallën e shkatërrimit, që “Irma” dhe erërat e saj prej 192 km në orë lanë pas. Ekipet e shpëtimit dhe kërkimit po shqyrtojnë zonat e goditura më rëndë, në kërkim të njerëzve që mund të kene mbetur të izoluar.

Presidenti Donald Trump do të vizitojë Floridën të enjten, për të parë dëmin që “Irma” shkaktoi në këtë shtet amerikan.

Rreth 90 mijë banorë që po kthehen në ishujt “Florida Keys” dhe në zonën “Miami Beach” janë paralajmëruar se shumica e stacioneve të karburantit janë mbyllur dhe sinjali i telefonave celularë nuk është i rregullt.

Autoritetet thanë se rreziku tashmë ka kaluar dhe nuk mund t’i ndalojnë njerëzit që të kthehen në banesat e tyre, por ata duhet të kuptojnë se shërbimet janë shumë të kufizuara, pasi nuk ka energji elektrike dhe ujë në shumë zona.

Sipas policisë amerikane, “Irma” shkaktoi 18 viktima në SHBA, 12 prej të cilave në Florida. Rreth 6.9 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Gjithashtu lexo

Lindje e Mesme, një shtet i ri drejt krijimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mbështetje për krijimin e një shteti autonom kurd në Lindjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *