Home / Lajme / Maqedoni / Shkollat punuan edhe sot, plotësojnë oraret

Shkollat punuan edhe sot, plotësojnë oraret

Kjo e shtunë nuk ishte e njëjtë për nxnëësit e shkollave fillore dhe të mesme të vendit të cilëve u është dashur të shkojnë në shkollë si gjatë pesë ditëve të kaluara. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në bazë të ligjit dhe në përputhje me vitin shkollor, ky vit shkollor duhet të ketë 180 ditë pune.për kët shkak do të duhet të punohen katër të shtuna të cilat do të ndahen nga dy për cdo gjysëm vjetor. Drejtori i shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko” Enis Memedi thotë se dita e shtunë punohet me orar të njejt si ditët tjera, por sipas ti vërehet se numri I nxënësve është më I vogël gjatë ditëve të shtuna në krahasim me ditët tjera.

Procesi mësimor rrjedh sic do ditë tjetër edhe pse është ditë e shtunë, kemi munges të nxënësve , të gjith arsimtarët janë në punë un si drejtor jam në punë funksionojm sic do ditë tjetër.Pakënaqësi ka si nga ana e prindërve ashtu edhe nga ana e nxënësve por edhe nga ana e mësimëdhënësve, pasi që menzi presin vikendin të pushojnë.Un ushtroj detyrën e drejtorit prej shumë kohësh ne kemi punuar edhe të shtunave tjera mirëpo numri I nxënësve është cdo herë i vogël, kemi mungesën e nxënësve ditëve të shtuna- deklaroi Enis Memedi, drejtor i shkollës “Petar Zdravkovski Penko”.

Nga ajo që pa Alsat në terren shumica e shkollave kanë punuar me orarë të shkurtuar ndërsa disa këtë ditë e kanë shfrytëzuar që t’i dërgojnë nxënësit në shëtitje. Pos nxënësve, edhe prindërit e tyre nuk janë të kënaqur me atë se fëmijët obligohen të mësojnë edhe gjatë ditëve që janë të parapara për pushim.

Kot vetëm vijnë, në vend se të rrinë në shkoll nga 4 orë tani rrinë vetëm nga 2 orë. Kjo është malltretim për fëmijët çka do të mësoj sot kur është vetëm 2 orë në shkoll.”

Jo nuk i kanë mbajtur të gjitha orët, nipi që ishte në mëngjes ka filluar me mësim në 7:30 ndërsa ka mbaruar në ora 11, ndërsa mbesa ka filluar në ora 11 dhe mbaroi në ora 13:00. Për atë kohë çfar do të mësoj aj nxënës.”

Shikoni duhet që të vijnë edhe ditëve të shtuna por orari të jet ashtu siç duhet, ja konkretisht sot për një orë e 45 minuta nuk ia vlen, cfar do të përfitojnë , së paku të kenë nga 4 apo 5 orë të plotësojnë orët e humbura.Duhet të ndërrmeret dicka për institucionet arsimore që të kemi mësim të rregullt- thonë qytetarët.

Mjaftë ditë nga procesi mësimor në Maqedoni humbet edhe përshkak të pushimit të zgjatur të dimrit nga moti i keq.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *