Home / Lajme / Botë / Shpërthimi në Londër, konfirmon policia: Ishte sulm terrorist

Shpërthimi në Londër, konfirmon policia: Ishte sulm terrorist

Disa orë pas shpërthimit në metronë e Green Parsons në Londër ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga policia britanike.

Zëvendës ndihmësi i policisë metropolitane, koordinatori i lartë kombëtar për policinë kundër terrorizmit ka konfirmuar se shpërthimi në metro ishte një incident terrorist. Ndërsa në një deklaratë për mediat, zyrtari kundër terrorizmit Met shtoi se disa persona kanë pësuar lëndime.

“Stacioni mbetet i rrethuar dhe ne po i këshillojmë njerëzit të shmangin zonën. Ne i bëjmë thirrje publikut të qëndrojë i qetë, por i vëmendshëm dhe nëse keni ndonjë shqetësim, shihni ose dëgjoni ndonjë dyshim, atëherë kontaktoni policinë”, tha ai.

 

Gjithashtu lexo

Lindje e Mesme, një shtet i ri drejt krijimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mbështetje për krijimin e një shteti autonom kurd në Lindjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *