Home / Lajme / Botë / Sulmet kamikaze tronditin Irakun, 60 të vdekur

Sulmet kamikaze tronditin Irakun, 60 të vdekur

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vdekur pas dy sulmeve të njëpasnjëshme në jug të Irakut, kanë deklaruar zyrtarë policorë dhe shëndetësorë, shkruan BBC.

Një vetëvrasës me bombë ka detonuar një jelek me eksploziv dhe një sulmues ka shtënë brenda një restoranti në afërsi të Nasiriya, në provincën Dhiqar.

Menjëherë pas këtyre sulmeve edhe një makinë me bombë ka shpërthyer në afërsi të një pike kontrolli.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.

Pelegrinët myslimanë Shia dhe qytetarë iranianë janë në mesin e viktimave nga këto sulme.

 

Gjithashtu lexo

Në Francë për shkak të ndryshimeve të Ligjit për punë janë bllokuar depot për karburante

Anëtarët e Sindikatës Tregtare Franceze i bllokojnë hyrjet në depot me karburante, duke protestuar kundër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *