Home / Lajme / Maqedoni / Tarçullovski, ish i akuzuari i Hagës nxirret kandidat në një komunë të Shkupit

Tarçullovski, ish i akuzuari i Hagës nxirret kandidat në një komunë të Shkupit

Johan Tarçullovski, i akuzuari i Tribunalit të Hagës që vuajti 8 vite burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 është zgjedhur nga VMRO-DPMNE si kandidat për kryetar të komunës së Kisela Voda në Shkup.

Tarçullovski po ashtu mban postin e deputetit të kësaj partie, ndërsa përveç se që njihet si i akuzuar i Tribunalit të Hagës, ai tanimë dyshohet edhe për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku në disa video-pamje të publikuara ai dyshohet si organizator i skenarit.

Ish-zyrtari i policisë Tarçullovski në vitin 2007 u dënua nga Tribunali i Hagës për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit, krime që kishin ndodhur pak ditë para përfundimit të konfliktit të vitit 2001 midis forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së. Në vitin 2013, pas tetë viteve burg të mbajtura nga dënimi prej 12 viteve burg, Tarçullovski u lirua, ndërsa në Maqedoni u prit si një hero kombëtar nga Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. (INA)

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *