Home / Showbiz / Vjollca Bucaj;Një rast mjaft I vështirë për mua ka qenë që më ka ngelë në kujtesë

Vjollca Bucaj;Një rast mjaft I vështirë për mua ka qenë që më ka ngelë në kujtesë

Në emisionin” Pas Mëngjesit” në Televizionin Koha e ftuar këngëtarja mjaft e këndëshme Vjollc Buçaj ku na shpalosi një rast  i veçantë që i ka ngel në kujtesë dhe se ka treguar deri tani.Transmeton Televizioni Koha

 

Një rast që ju ka ngelur në kujtesën tuaj, gjatë gjithë karrierës suaj. Qoft ai një rast I bukur ose qoftë një rast pak më i sikletshem?

 

Vjollca Bucaj:’’ Raste te bukura ka shumë, ndër to edhe vetë dashuria ndaj publikut. Raste të sikletshme na ndodhin zakonisht kur ne e harrojm textin e këngës. Për fat te mirë njeherë e kam harru teksin e këngës në një koncert por fal dashurisë së madhe që publiku ka për kengën time, me ka rastisur që të ma kujtoj një vajzë nga publiku tekstin e këngës, qoft kur një kengë e kisha ngatëruar me një kengë tjetër.

Një rast tjetër mjaft I vështië për mua ka qenë kur ishim në një dasëm në Kercovë, ishim një grup këngetarësh të medhenj nga Kosova, si Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza etj.

Në atë periudhë e kisha babain e sëmurë, por mu desh që të paraqitem në dasëm, aheng familjar.

Në atë rast babai im kishte nderruar jetë edhe këtë lajm e kishin kuptuar të gjithë atje përvec meje. Bashkshorti im kish biseduar me koleget po edhe dasmori kishte has në mirëkuptim për këtë pjesë dhe me kishte liruar që të shkoj.

Problemi ishte se si këtë lajm të ma tregonin mua, në atë rast Ilir Shaqiri na ka thënë të gjithëve që do e luajm një lojë edhe kujt I bjen remojsa më e vogel ai do te lirohet nga dasma dhe do të shkoj në shtepi.

Edhe sipas lojes së tyre me ra mua, po unë s’doja që ta le dasmen, po kur insistuan shumë koleget e kuptova qe dicka nuk është në rregull. Edhe e keni parasysh sic thonë mizen afer veshit, e kisha gajlen e babait, dhe e lam dasmën së bashku me bashkeshortin u kthyem ne shtëpi.

Rruges më tregoj bashkeshorti për rastin, mandej sa ka zgjat e pamja (qysh I thojmë  në Kosovë) e  kam pasur shumë të veshtië që të gjej zëvendesim nëpër dasmat dhe ahengjet e planifikuara, rezervuara  nga më herët.

Kështu që veshtirë është, ndonjeherë edhe rëndë është por respekti për punën e bën të veten. Transmeton Televizioni Koha

Gjithashtu lexo

Vesa Luma, më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim (Foto)

Vesa Luma i pëlqen që të ndajë momente me fansat e saj. Ajo së fundi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *