Home / Showbiz / Xhensila Myrtezajt i është bërë befasia e jetës (Foto/Video)

Xhensila Myrtezajt i është bërë befasia e jetës (Foto/Video)

Bes Kallaku i kishte përgatitur një befasi të këndshme bashkëshortes Xhensila Myrtezaj.

Aktori ka publikuar një këngë në bashkëpunim Klajdi Harunin, të cilin e ka titulluar “Skifterja zemrës”.

Kënga i është dedikuar ekskluzivisht Xhensilës dhe në të shfaqen momentet më të bukur të çiftit gjatë kurorëzimit javën e kaluar.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares, e cila u zë në befasi nga bashkëshorti, ndërsa pohon se kjo ishte befasia e jetës.

“Surpriza më e bukur e jetës, ashtu siç vetëm ai di të mi dhurojë, një serioz komik si puna e tij, që të bën të qeshesh edhe të mendosh në të njëjtën kohë. Të dua Bes”, ka shkruar Xhensila në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, dyshja aktualisht gjenden për muajin e mjaltit në plazhet fantastike të Maldiveve.

 

https://youtu.be/orwXmkQXfzc

Gjithashtu lexo

Vesa Luma, më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim (Foto)

Vesa Luma i pëlqen që të ndajë momente me fansat e saj. Ajo së fundi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *