Home / Lajme / Maqedoni / Zaev arsyeton shkurtimin e buxhetit për prokurorinë

Zaev arsyeton shkurtimin e buxhetit për prokurorinë

Kryeministri Zoran Zaev arsyeton shkurtimet në buxhetin e vitit 2017 për Prokurorinë Publike. Sipas tij, mbi gjysmë milion eurot e shkurtuara nga buxheti i organit të akuzës janë para të destinuara për lëndë të caktuara, por që deri në ditën e rishikimit të buxhetit, njëjtat nuk janë zbatuar.

Një numër i lëndëve dhe artikujve që ishin parashikuar, as nuk kishin filluar dhe as nuk kishte mundësi të realizoheshin. Nëse për shembull për realizimin e një lëndë janë parashikuar 2 milion euro, në ditën kur është bë rishikimi i buxhetit, realizimi ka qenë 0, 5 ose 7 për qind dhe konsideruar se këto mjete nuk realizohen aspak. Të gjitha kapacitetet realizuese, Qeveria dhe ministria e Financave do t’i ndjek me mjete financiare- deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Megjithatë Zaev vlerëson se rrogat e Prokurorëve Publik nuk do të shkurtohen, pavarësisht shkurtimit të buxhetit.

Gjatë kësaj jave do të zhvilloj takim me ministrin Financave dhe me institucionet e drejtësisë që t’i evidentojmë të gjitha rezervat e buxhetit aktual dhe t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për rritjen e rrogave nëpër Prokurori Publike- shtoi Zaev.

Nga Shoqata e Prokurorëve Publik për disa ditë me radhë heshtin, pavarësisht disa tentativave tona për të mësuar qëndrimin e tyre. Alsat nga burime brenda kësaj shoqate mëson se këta të fundit mbështesin dhe arsyetojnë shkurtimet në buxhetin e Prokurorisë Publike, pasi që sipas tyre shkurtimet nënkuptojnë më pak mjete financiare për punë dhe jo shkurtime të drejtpërdrejta të të ardhurave të prokurorëve. Me rishikimin e fundit të buxhetit për vitin 2017, buxheti i Prokurorisë Publike u shkurtua nga 11.7 në 11 milion euro. Alsat M nga burime brenda organit të akuzës mësoi se nga shtatori nuk përjashtohet që edhe rrogat e Prokurorëve Publik të zvogëlohen për 20 për qind.

Gjithashtu lexo

U vendos numri që partitë do të kenë në fletvotime

Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat partitë politike do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *