Home / Kuriozitete / Zbulim i pabesueshëm: Delfinët bisedojnë sikur njerëzit

Zbulim i pabesueshëm: Delfinët bisedojnë sikur njerëzit

Shkencëtarët rusë thonë se, për herë të parë, ia kanë dalë që ta incizojnë bisedën midis delfinëve. Dy delfinë të rritur të Detit të Zi, me emrat Jasha dhe Jana kanë biseduar për disa minuta në një pishinë ku jetojnë tash e 20 vjet, duke mos ia “prerë” fjalën njëri-tjetrit. Shkencëtarët, të cilët e kanë incizuar këtë bisedë, thonë se ia kanë dalë të incizojnë fjalë dhe fjali. “Në fakt, ky këmbim i informatave me të vërtetë ngjan me bisedën midis njerëzve”, thotë Vjaçeslav Rjabov, udhëheqës i studimeve nga Rezervati “Karadag” në Krime,

“Meqë gjuha e delfinëve i ka të gjitha karakteristikat e të folmes së njeriut, duket që delfinët kanë një nivel të lartë të inteligjencës, dhe se janë të vetëdijshëm”, thuhet në punimin shkencor, i cili është botuar në Revistën e universitetit politeknik në Sant Peterburg: “Fizika dhe matematika”.

Gjithashtu lexo

5 truke të thjeshta për të shpëtuar nga dhimbja e këpucëve (Foto)

Zgjoheni në mëngjes dhe përgatiteni me gjithë dëshirë për ditën e re. Vishni fustanin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *