Home / Kryesoret / Zgjedhjet lokale, mbrëmë ka përfunduar afati për paraqitjen e kandidatëve

Zgjedhjet lokale, mbrëmë ka përfunduar afati për paraqitjen e kandidatëve

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2017 përfundoi mbrëmë në mesnatë, njofton Portalb.mk.

Komisionet zgjedhore të Komunave në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të konfirmojnë se a është dorëzuar në afat përkatës dhe a është përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Listat e konfirmuara të kandidatëve duhet të dorëzohen te Komisioni Shtetëror Zgjedhor ku do të konfirmohet renditja në listën e vetme të kandidatëve.

Sipas afatit për veprime zgjedhore, shorti duhet të mbahet me 18 shtator. Zgjedhjet e gjashta lokale janë caktuar për 15 tetor ku do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 Komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Fushata zgjedhore do të fillojë me 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë me 13 tetor.

 

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *