Home / Lajme / Kronika e zezë / 2 të vdekur dhe 2 të plagosur në mes të qytetit të gjithë shqiptar

2 të vdekur dhe 2 të plagosur në mes të qytetit të gjithë shqiptar

Policia e Lushnjes jep detaje të reja për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen që ndodhi gjatë pasdites së sotme.

Sipas Policisë, vrasja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr dhe kanë qëlluar me armë zjarri automatik.

Si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona, ndërsa një tjetër i plagosur rëndë.

Gjitashtu bëhet e ditur se një tjetër person ka marrë dëmtim të lehtë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Dy shënjestrat e atentatit po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë ne lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Çeleve.

Viktimat janë Zamir Latifi 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Jurgen Hoxha

Zamir Latifi

Personi i plagosur rëndë është Marius Xhepexhiu 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë.

Gjithashtu ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi Bujar Turku, 66 vjeç.

Nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodhej një person me maskë dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë.

Ndërkaq në Sallën Operative Lushnje ka mbërritur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike.

Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Kush i fitoi këshillet e komunave? Këto janë rezultatet për Tetovën dhe Strugën (Foto)

Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën dje dhe krahas garës për kryetar komune ka qenë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *