Home / Lajme / Albini do të dërgohet në gjykatë me Polici – (FOTO & VIDEO)

Albini do të dërgohet në gjykatë me Polici – (FOTO & VIDEO)

Edhe këtë herë Albin Kurti nuk u paraqit në Gjykatë si i akuzuar. Për këtë arsye kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka vendosur ta shtyjë seancën për 22 nëntor.

Kalludra tha se në këtë datë Kurti e Donika Kadaj do të sillen në Gjykatë me polici.

Kurti nuk mori pjesë në seancë pavarësisht se në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së këtyre dy të akuzuarve, derisa dy të akuzuarit e tjerë, Albulena Haxhiu e Faton Topalli ishin të pranishëm.

Këta dy të fundit erdhën në seancë edhe këtë herë.

Derisa Albini dhe Donika Kadaj nuk u paraqitën fare.

Në seancë të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve ishin deputetët e koalicionit PAN, Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu, njëkohësisht edhe të dëmtuar në këtë proces gjyqësor.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës, më 16 dhjetor të vitit 2015.

 

 

Gjithashtu lexo

Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrove

Nga sot ka filluar Festivali Ndërkombëtar i Teatrove ”Prishtina International Theater Festival – PITF 2017”. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *