Home / Lajme / Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” – (VIDEO)

Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” – (VIDEO)

Seanca për rastin “Sopoti” përsëri u anulua me kërkesë të avokatëve të cilët kërkuan kohë për përgatitje pasi tashmë ky rast është në duar të Prokurorisë Speciale Publike dhe madje ka edhe trup të ri gjykues.

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një periudhë të gjatë nga seanca e fundit dhe se tani ka trup të ri gjykues dhe PSP, kërkohet anulimi i seancës. Seanca të prolongohet për periudhë shumë të shkurtër. Ngjarja tashmë ka 15 vjet që ka ndodhur prandaj na duhet pak kohë për provat e reja”, tha Vullnet Paçuku.

Naser Raufi kërkoi që të akuzuarit t’i shohin edhe provat e lëndës. Në seancën e ardhshme do të thirren edhe dëshmitarët e kësaj ngjarje.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *