Home / Lajme / Maqedoni / Arrin delegacioni nga Strasburgu në Maqedoni, ja cili është misioni i tyre

Arrin delegacioni nga Strasburgu në Maqedoni, ja cili është misioni i tyre

Belgu Karim Van Overmeire do ta udhëheqë delegacionin e kongresit të Këshillit të Evropës për zgjedhjet lokale, transmeton Express.

Ata do të qëndrojnë në Maqedoni nga sot deri më 16 të këtij muaji, në misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale, ndërsa do të punojë së bashku me OSBE/ODIHR.

Delegacioni nga Strasburgu ditën e zgjedhjeve do të organizojë gjashtë ekipe për të vëzhguar procedurën e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin. Përfundimet për ditën e zgjedhjeve, anëtarët e delegacionit do t’i prezantojnë në konferencë për shtyp më 16 tetor, ndërsa për vlerësim të procesit zgjedhor do të përgatitet edhe raport, i cili do të rishikohet në seancën plenare të 34 në kongresin e zgjedhjeve lokale në Këshillin e Evropës./Express/

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *