Home / Kryesoret / ASHMAA inicon procedura për kundërvajtje ndaj disa televizioneve

ASHMAA inicon procedura për kundërvajtje ndaj disa televizioneve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka ngritur procedura për kundërvajtje ndaj televizioneve “Alfa”, “Kompani 21-M” dhe “Star”, mbi bazën e raportimeve nga monitorimi i fushatës zgjedhore.

Procedura kundër TV Alfa është ngritur për shkak të mbulimit jo të balancuar të zgjedhjeve lokale 2017, në programin e përgjithshëm në 10 ditët e para të fushatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TV Kompani 21-M dhe TV Star kanë emetuar program të paguar politik në programe të veçanta informative: në emisionin debativ “Click Plus”, i emetuar më 4 tetor në TV21 dhe në dy edicione të “24 hapur” i emetuar më 4 dhe 5 tetor në TV Star.

Raportin e plotë të ASHMAA mund gjenë këtu./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *