Home / Kryesoret / Cilat televizione kanë përfituar më shumë nga reklamat e pushtetit të kaluar? (Dokument)

Cilat televizione kanë përfituar më shumë nga reklamat e pushtetit të kaluar? (Dokument)

Qeveria nuk zbulon emrat e televizioneve që kanë marrë miliona euro nga pushteti i kaluar për emetimin e fushatave qeveritare, por nëse bëhet një analizë nga të dhënat e publikuar për televizionet komerciale me koncesion kombëtar, mund të shihet se cilat janë televizionet që qëndrojnë pas shifrave në tabelën që ka publikuar qeveria.

Nëse krahasohen të dhënat e publikuara në të kaluarën nga institucionet me të tashmet, projeksionet flasin se më shumë para nga qeveria ka fituar “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa”, ndërsa më pak “Telma” dhe “Alsat-M”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shifër të konsiderueshme prej 2.8 milionë eurove ka marrë televizioni me shifrën 44, që lehtësisht mund të thuhet se është “Televizioni A1” për shkak të fushave boshe në tabelën e të dhënave pas vitit 2011, prej atëherë edhe kur u mbyll.

Qeveria ka publikuar të dhëna sipas të cilave së paku 38 milionë euro janë harxhuar nga pushteti i kaluar për fushatë dhe propagandë në mediat elektronike dhe të shtypura në Maqedoni në periudhën prej vitit 2008 deri 2015, ndërsa vetëm një televizion ka marrë 7 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *