Home / Lajme / E premta 13

E premta 13

 Për shumë njerëz që besojnë në besëtytni data më e frikshme është kur në ditën e premte është data 13, pra sot. Madje disa persona vendosin që të qëndrojnë në shtëpi tërë ditën thjesht për të “shmangur” çfarëdo lloj incidenti të mundshëm.

Gjatë një viti e premtja dhe data 13 mund të ndodhë më së shumti tri herë, derisa periudha më e gjatë pa të është 14 muaj.

Besimi për tersin që sjell numri 13 i ka rrënjët tek krishterimi. Thuhet se Jezusin e tradhtoi i ftuari i trembëdhjetë në darkën e fshehtë.

Frika nga e premtja 13 quhet frigatriskaidekafobija. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, kjo datë ndikon tek 17.21 milionë amerikanë. Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit.

Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-të, derisa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.

Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” e shfaqur më 1980, ndërsa “rimejki” i këtij filmi u shfaq nëpër kinema më 2009.

Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humbë gati 900 milionë dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.

Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro, ка lindur me datëн 13- të një dite të premte në vitin 1926. Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996. Dita e 13 prillit 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.  Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë organizator i takimeve me 13 mysafirë gjatë drekave ose darkave. Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija. Në Paris mund të huazohet mysafiri i 14 profesional, për të hequr të ashtuquajturin fat të keq që sjellë numri 13, dhe e premtja 13.

E premtja 13 megjithatë nuk duhet të jetë aspak ters siç mendojnë njerëzit. Më 2008 në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo besëtytni bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq në këtë ditë të shënuar.

Gjithashtu lexo

Shqiptari hedh të dashurën nga dritarja, ja si arsyetohet

Ka nisur procesi në Gjykatën e Landit në Dyseldorf me të pandehur 40-vjeçarin shqiptar Ardi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *