Home / Lajme / Botë / Evropa kërcënohet nga uragani Ofelia

Evropa kërcënohet nga uragani Ofelia

Uragani Ofelia, i cili paradokohe u formua mbi Atlantik, ndërsa dje u shndërrua në uragan të kategorisë së parë, mund të godasë pjesë të Evropës.

Televizioni i specializuar amerikan për parashikim të motit “Kanal për motin”, njoftoi se Ofelia do të mund që në këtë fundjavë të arrijë deri te Ishujt portugez Azorë, ndërsa pastaj, sipas parashikimeve aktuale, do të duhet të arrijë deri në Irlandë.

“Ofelia tashmë është stuhia e dhjetë këtë sezon në Atlantik, që ka marrë emër, që nuk ka ndodhur që nga viti 1893”, deklaroi meteorlogu Fil Kllocbah, ekspert për stuhi tropikale, i cili punon në Universitet në Kolorardo.

Gjithashtu, Ofelia me siguri do të jetë vetëm uragani i 15-të i regjistruar që ka arritur deri në Ishujt Azore nga viti 1851.

Qendra Nacionale amerikane për Uragane parashikon se Ofelia deri të hënën, duke udhëtuar ngadalë drejt verilindjes, së bashku me Gadishullin Pirinei do të bëhet cikloni post-tropikal, por megjithatë mund të zhvillojë erëra uragane.

Vatra e stuhisë do të duhet të mbetet larg nga toka, por skajet e saj, pikërisht kur do të kalojë në stuhi tropikale në ciklon post-tropikal, do të sjellin erë të fuqishme dhe reshje përmbytëse në bregun perëndimor të Spanjës dhe Portugalisë.

Kjo deri më tani, prej kur kryhen matje, është regjistruar vetëm dy herë – në tetor të vitit 1842 dhe në tetor të vitit 2005, kur dy shtetet i goditën pjesë të mbetura të uraganit Uins, i cili më vonë u bë depresion tropikal.

Instituti meteorologjik britanik, përmes alarmit për meteo tashmë ka lëshuar paralajmërime të verdha për shkak të erës së fuqishme që pritet në Sloci, Uells dhe në Anglinë Perëndimore. Meteorologët në Irlandë, gjithashtu, kanë lëshuar paralajmërime të verdha për gjithë shtetin.

Gjithashtu lexo

Këshilla udhëtimi pas referendumit në Kataluni : A është e sigurt të udhëtoni në Barcelonë?

Barcelona së fundmi ka qenë vendi i përplasjes me policisë spanjollëve dhe katalunasve për shkak …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *