Home / Showbiz / Floriana Garon nuk do e njihni në këtë foto, ndryshon tërësisht pamje!

Floriana Garon nuk do e njihni në këtë foto, ndryshon tërësisht pamje!

Jemi mësuar të shohim dhe ta identifikojmë bukuroshen Floriana Garo si një nga brunet më të bukura shqiptare.

Por mesa duket tashmë që moderatorja jeton në Zvicër ka vendosur të ndryshojë edhe pamje.

Në foton e fundit të publikuar prej saj në Instagram e shohim Florianën me një ngjyrë tjetër flokësh duke iu afruar edhe më shumë asaj karrotë.

Nuk dihet nëse është ndonjë efekt i përdorur në foto apo moderatorja ka vendosur të eksperimentojë me një model dhe ngjyrë të re flokësh.

Ajo ka drejtuar pak kohë më parë emisionin “Jo vetëm modë”, por pasi u lidh në fejesë me avokatin Enis Daci vendosi të jetojë së bashku me të në Zvicër, duke mos e vazhduar si një lidhje në distancë.

Gjithashtu lexo

Momenti kur Milot Llaloshi u ‘frikësua’ në dasmën e Jasharajve (Video)

Edona dhe Miloti e ndezën atmosferën duke kënduar këngë për heroin legjendar Adem Jashari Edona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *