Home / Kryesoret / Gazetari e bënë horr kryetarin e komunës: Pse parkoheni në trotuar dhe pse shkoni kaq vonë në punë (Video)

Gazetari e bënë horr kryetarin e komunës: Pse parkoheni në trotuar dhe pse shkoni kaq vonë në punë (Video)

Sasho Ivanovski-Politiko është gazetar në Maqedoni dhe njihet për stilin e intervistimit të tij me kamerë në dorë,

”Viktimë” e tij ka qenë Ivica Konevski, kryetar aktual i Komunës së Aerodromit në Shkup që nga viti 2009 dhe kandidat edhe për një mandat, të tretin me radhë.

Gazetari e pyet Konevskin, pse jeni parkuar në trotuar?
Konevski: Pasi në 20 vitet e kaluara banorët e lagjes ku jetoj janë parkuar kështu. Nuk ka vende të lira për të parkuar.

Gazetari: Pse nuk i bëtë vendet për të parkuar, a nuk duheshte ju të ishit shembull?
Konevski përgjigjet njejtë, duke e përsëritur përgjigjen dhe duke u krahasuar me banorët e lagjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gazetari: Pse shkoni në punë kaq vonë, tash është ora 10:00?
Konevski: Pasi kështu e pata kalendarin e ditës, renditjen e takimeve! Tjerët punojnë deri ora 16:00 unë ndonjëherë vonohem edhe pas orës 20:00.

Gazetari vazhdon pastaj me pyetje për pasurinë e tij që sipas gazetarit është mbi dy milionë euro dhe se karriera e tij si kryetar është përshkak të shoqërimit me Jordan Mijallkov, djali i ish-shefit të DBK-së, Sasho Mijallkov. Këto pyetje, Konevski i cilëson si qesharake.

Sasho Ivanovski-Politiko më herët është rrahur nga zyrtarë të qeverisë së kaluar përshkak intervistave të njejta, në rrugë.

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *