Home / Lajme / Botë / Guteresh: Vazhdon bashkëpunimi me SHBA-në edhe krahas tërheqjes nga UNESKO

Guteresh: Vazhdon bashkëpunimi me SHBA-në edhe krahas tërheqjes nga UNESKO

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh do të vazhdojë të bashkëpunojë me Administratën e presidentit amerikan Donald Tramp edhe krahas mospajtimeve, deklaroi zëdhënësi i tij Farhan Haku pasi Uashingtoni zyrtar kumtoi se tërhiqet nga UNESKO.

Guteresh shpreh “keqardhje të thellë” për shkak të vendimit të SHBA-së, por “në të njëjtën kohë në mënyrë shumë produktive komunikon me SHBA-në lidhur me shumë çështje dhe përmes shumë organizatave dhe do të vazhdojë ta bëjë atë”, deklaroi Haku.

“Ekzistojnë momente kur mund të shfaqen mospajtime lidhur me atë apo këtë, por sekretari i përgjithshëm, siç patë, punon mirë me Qeverinë e SHBA-së”, tha Haku.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kumtoi se edhe Izraeli po përgatitet për t’u tërhequr nga UNESKO, disa orë pasi SHBA publikoi një paralajmërim të tillë.

Stejt Departamenti amerikan dje kumtoi se SHBA më 21 dhjetor të vitit 2018 do të tërhiqet nga UNESKO.

Në kumtesë, gjithashtu, theksohet se SHBA nuk tenton që “edhe më tej të angazhohet si vend me status të vëzhguesit dhe të kontribuojë me qëndrimet, perspektivat dhe profesionalitetin e SHBA-së”.

Administrata amerikane dukshëm e uli buxhetin për UNESKO-n në vitin 2011 në shenjë të protestës kundër vendimit që t’i jepet anëtarësim i plotfuqishëm palestinezëve në Organizatë.

Gjithashtu lexo

Këshilla udhëtimi pas referendumit në Kataluni : A është e sigurt të udhëtoni në Barcelonë?

Barcelona së fundmi ka qenë vendi i përplasjes me policisë spanjollëve dhe katalunasve për shkak …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *