Home / Lajme / Panucci me mendjen te Italia, kthehet formacioni 4-5-1 – (VIDEO)

Panucci me mendjen te Italia, kthehet formacioni 4-5-1 – (VIDEO)

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë.

Nga minuta e parë kapiteni Agolli, ndërsa konfirmohen Kaçe e Grezda. Pak nga starti i ndeshjes së fundit të elimnatoreve, trajneri Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë.

Siç raportojnë kolegët e Supersport, Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 në mbrojtje, me rikthimin e Mavrajt në krah të Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grzda dhe Kaçe. Një vend titullari e ka dhe Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka patur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Basha.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferecën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të patur formcionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

 

 

Gjithashtu lexo

Shqiptari hedh të dashurën nga dritarja, ja si arsyetohet

Ka nisur procesi në Gjykatën e Landit në Dyseldorf me të pandehur 40-vjeçarin shqiptar Ardi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *