Home / Lajme / Maqedoni / Rriten çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoni

Rriten çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gusht 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta për 0.5% në nivel mujor, ndërsa për 2.7% në nivel vjetor.

Në gusht 2017, në krahasim me korrikun 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 2.9%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 0.3% dhe në sektorin e Furnzimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin 2016, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta ne sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 21.7%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 1.4%, ndërsa më të ulta në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.3%./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *