Home / Kryesoret / “Shkupi 2014 është katastrofa e dytë që i ka ndodhur qytetit”

“Shkupi 2014 është katastrofa e dytë që i ka ndodhur qytetit”

“Pas tërmetit të vitit 1963, projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014″ është katastrofa e dytë që kaploi Shkupin, jo nga natyra, por për arsye kulturore, i cili jo vetëm që ndryshoi pamjen arkitektonike të qytetit, por edhe shqetësoi qytetarët”, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në Vienë gjatë hapjes së ekspozitës “Shkupi – arkitektura në kontekstin maqedonas”.

Sipas tij, ky projekt kontorverz tregon që edhe arkitektura kur është në duar të gabuara, mund të jetë vrasëse për qytetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Flas për dilema të tipit: çka është dhe kush është sot arkitektura në kontekstin maqedonas, mendoj në dilemat tona ditore maqedonase, a ka ndodhur kjo në Shkup dhe Maqedoni viteve të fundit dhe a ka lidhje me arkitekturën”, tha Allagjozovski.

Përndryshe, projekti “Shkupi 2014” është kundërshtuar nga shumica e qytetarëve, ndërsa qeveria e re ka paralajmëruar edhe revizion për këtë projekt.

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *