Home / Lajme / Supremja pa përgjigje për kërkesën e Prokurorisë – (VIDEO)

Supremja pa përgjigje për kërkesën e Prokurorisë – (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike akoma nuk është e sigurt se si do të procedoj në rastin “Monstra”. Derisa organi akuzës kërkoi nga Gjykata Supreme kthimin e lëndës në shkallë të parë, prokurorja Katica Janeva thotë se askush deri më tani nuk i ka kërkuar ekipit të saj përgjime për këtë rast.

Janeva thotë se “Monstra” akoma është në procedurë para-hetimore .Nga ne nuk janë kërkuar incizime, por vetëm u tha se duhet që ne t’i dorëzojmë incizimet në gjykatë. Megjithatë, dua që ta dini, pa marrë parasysh se si do të vendoset, derisa nuk është i sigurt ekipi i Prokurorisë Speciale bashkë me mua se si do të procedohet rasti, deri atëherë “Monstra” do të mbetet në rrethana të procedurës para-hetimore- deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.

Se ekzistojnë biseda të përgjuara për rastin në fjalë e konfirmon edhe avokati i të akuzuarve Naser Raufi. Sipas tij, bisedat dëshmojnë se për rastin “Monstra” nuk ka prova materiale dhe verbale.Flitet që për rastin “Monstra” nuk ka prova dhe protagonisti tjetër në këtë bisedë, e të cilët nuk i njohim asnjërin prej tyre, thotë se prova të tilla patjetër të gjinden. Kjo vërteton se për këtë rast nuk ka pasur asnjë dëshmi- tha avokati mbrojtës Naser Raufi.

Gjykata Supreme akoma nuk ka sjell vendim ndaj propozimit të Prokurorisë Publike që rasti “Monstra” si i gjykuar në mungesë të provave të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Mbrojtja gjithashtu kërkon që ky rast të rishqyrtohet nën akuzën se këta të fundit nuk kanë pasur qasje në provat dhe dëshmitë e Prokurorisë Publike. Referuar vlerësimeve të ekspertëve, Supremja duhet të kthejë rastin në shkallën e parë pasi sipas tyre, aktakuzën e vë në dyshim organi që e ka formuar atë. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *