Home / Lajme / Maqedoni / Tërhiqet Sazdovski, koalicioni i Gruevskit me një deputet më pak?

Tërhiqet Sazdovski, koalicioni i Gruevskit me një deputet më pak?

Deputeti nga radhët e ‘GROM’-it Çedomir Sazdovski, as nuk ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar se e ka braktisur ‘GROM’ dhe koalicionin me Nikolla Gruevskin për ‘Maqedoni më të mirë’, për atë se është bërë deputet i pavarur.

 Ai për Makfaks tha se nuk dëshiron të komentojë mbi spekulimet dhe tha se të hënën do të njoftojë më shumë detaje, gjegjësisht pas përfundimi të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, përcjell Fol. Informacionin në lidhje me largimin e supozuar të Sazdovskit nga koalicioni me Gruevskin, ende është jozyrtare, duke pasur parasysh faktin se akoma nuk janë informuar për shërbimet e Kuvendit për çdo ndryshim në përbërjen e grupeve parlamentare. Përndryshe Çedomir Sazdovski, ende qëndron i regjistruar në faqen zyrtare të parlamentit si deputet i ‘GROM’, së bashku me Panço Minov. Për momentin është zëvendës koordinator i grupit të gjashtë parlamentar të koalicionit OBRM-PDUKM “Për Maqedoni më të mirë”. GAZETAEXPRESS

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *