Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre aksidente me tre persona të lënduar – (VIDEO)

Tre aksidente me tre persona të lënduar – (VIDEO)

Në udhëkryqin e rrugëve “Vëllezërit Gjinoski” dhe “Nikolla Parapunov” në Gostivar të dielën  rreth orës 12.00 ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë aksidentuar një veturë e tipit “Polo”, me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 64-vjeçari me iniciale SH.A nga Gostivari dhe një motoçikletë e tipit “Xhonvej”, gjithashtu me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari me iniciale I.S. Në këtë aksident, motoçiklisti për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me anë të autoambulancës është dërguar në spitalin e Gostivarit, ku pas marrjes së ndihmës së parë për shkak të seriozitetit të lëndimeve me urgjencë është transferuar për në klinikat e Shkupit. Është kryer hetim në vendngjarje dhe po vërtetohet shkaku i këtij aksidenti, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë, raporton Televizioni Koha.

Të dielën mbrëma rreth orës  21.30 minuta, në udhëkryqin e rrugëve “Vidoja Smillovski Bato”, dhe “Vëllezërit Milladinovci” në Tetovë deri më tani një veturë e panjohur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka goditur një këmbësorë të moshës 25-vjeçare nga fshati Gërçec i Shkupit, dhe menjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjeës. Këmbësori i lënduar me anë të autoambulancës është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku edhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm . Si shkak edhe për këtë aksident është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës gjegjësisht vozitja e shpejtë. Po ndërmeren masa dhe aktivitete për gjetjen e veturës dhe identifikimin e vozitësit pjesëmarrës në këtë aksident komunikacioni, transmeton Televizioni Koha.

Të dielën rreth orës 15.30 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovijë, një veturë e tipit “Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga 23-vjeçari me iniciale A.B nga Bllaca, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga dalja prej rrugës vozitësi ka marrë lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në spitalin klinik të Tetovës nga ku ështëe transferuar për në klinikat e Shkupit. Shkaqet e aksidentit sipas njohurive fillestare nga ekspertiza e kryer në vendngjarje janë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë, përderisa dëmi i shkaktuar material nga ky aksident vlerësohet të jetë mbi 150 mijë denarë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *