Home / Lajme / Arsyet pse të rinjtë fillojnë konsumimin e lëndëve të dëmshme për organizmin

Arsyet pse të rinjtë fillojnë konsumimin e lëndëve të dëmshme për organizmin

Pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit janë mjaft të dëmshme për organizmin, këtë e dinë të gjithë përdoruesit, megjithatë askush nuk bën diçka për ta parandaluar. Studimet tregojnë se mosha më delikatë në të cilën mund të fillosh konsumimin e tyre është 16-25 vjeç. Më poshtë po ju paraqesim disa nga arsyet se përse këtë të rinj vendosin të nisin konsumimin e tyre:

Miqtë

Në bazë të studimeve të kryera shokët janë arsyeja kryesore pse një adoleshent fillon pirjen e duhanit. Kur shohin që shoku i tyre po pi diçka ata mendojnë se duken inferiorë nëse nuk fillojnë të pinë edhe vetë.

Rebelim

Çdo i ri mendon se është i rritur dhe mund të marrë vetë vendimet e tij. Fëmijët të cilët rrezikojnë më tepër janë ata të cilët kanë prindër të rreptë. Prindërit duke pasur kontroll të tepruar fëmijët e tyre i shtyjnë ata të bëjnë veprime të cilat më pas nuk ju pëlqejnë.

Kurioziteti

Kurioziteti shtyn gjithmonë njerëzit të marrin vendime mbase të gabuara. Dëshira për të provuar gjëra të reja apo për të eksploruar mjedisin shtyn adoleshentët të konsumojnë këto lëndë të dëmshme.

Injoranca

Edhe pse çdo i ri mendon se është i informuar lidhur me to në të vërtetë ata kanë pak informacion edhe ai pak informacion mund të jetë shumë sipërfaqësor. /revistawho.com

Gjithashtu lexo

Lazim Destani nderon Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë – (FOTO / VIDEO)

Dy ditë radhazi në Kosovë janë mbajtur një sërë manifestimesh për nderë të 10 vjetorit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *