Home / Kryesoret / Lazim Destani nderon Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë – (FOTO / VIDEO)

Lazim Destani nderon Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë – (FOTO / VIDEO)

Dy ditë radhazi në Kosovë janë mbajtur një sërë manifestimesh për nderë të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Evenimentet kryesore u mbajtën në Prishtinë, nën patronazhin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në këto manifestime krahas shumë emrave të njohur të skenës politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia i ftuar special ka qenë edhe biznesmeni dhe filantropi i njohur tetovar zotëri Lazim Destani, transmeton Televizioni Koha.

Në ditën e parë ai morri pjesë në performimin e ansamblit “Shota”, e cila ka defiluar në katër sheshet e Prishtinës, raporton Televizioni Koha.

Zotëri Destani morri pjesë edhe në organizimin në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” ku është hapur ekspozita me titull, “Kosova nga historia në shtetësi”.

 

Në ditën e dytë të manifestimeve për nderë të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Destani ka marrë pjesë në seancën solemne të kuvendit të Kosovës kushtuar dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ku poashtu ishin të pranishëm edhe shumë përfaqësues politik nga të gjitha trojet shqiptare, diplomat të huaj, ambasador të vendeve të fuqishme dhe deputetët aktual të kuvendit të Kosovës, transmeton Televizioni Koha.

Pas përfundimit të seancës, është mbajtur ceremonie parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Parakalimi i fundit i FSK-së në Prishtinë ka qenë para katër viteve.

Kjo ceremoni është ndjekur nga afër nga krerët e shtetit të Kosovës, të Shqipërisë, përfaqësuesve politik të Maqedonisë, ndërsa krahas tyre ka qenë i pranishëm edhe filantropi tetovar Lazim Destani, raporton Televizioni Koha.

 

 

Në ndërkohë edhe në hotelin Emerald është mbajtur ceremonia e pritjes shtetërore për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës nën patronazhin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Krahas shumë figurave poashtu në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe zotëri Lazim Destani, ish ambasadori i OSBE-së Villiam Volker, ambasadorët e shteteve më të fuqishme në Kosovë, krerët e shtetit shqiptar dhe përfaqësues nga Maqedoni.

Zotëri Destani ka përmbyllur vizitën në Kosovë me pjesëmarrjen në promovimin e librit me Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë nën patronazhin e kryetarit të kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Gjatë pjesëmarrjes në këto evenimente Destani realizoi edhe një sërë takimesh me përfaqësues politik, diplomat të huaj dhe figura emimente të cilët kishin ardhur për të nderuar dekadën e parë të shtetit të Kosovës./Tv Koha

 

Gjithashtu lexo

Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu,priti Kryetaren e Iniciativës Qytetare të Femrave “Antiko”, dhe kryetaren e Shoqatës për Arsim dhe Kulturë “Adrion”

Sot, Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, priti Kryetarën e Iniciativës Qytetare të Femrave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *