Home / Lajme / Kronika e zezë / 13 punonjës të një rrobaqepësie dërgohen në spital me urgjencë, policia jep detaje

13 punonjës të një rrobaqepësie dërgohen në spital me urgjencë, policia jep detaje

13 punonjës të një rrobaqepësie në Durrës u transportuan me urgjencë në spital pasi shfaqën probleme shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje ka dhënë informacion edhe policia e qytetit bregdetar.

Policia tha se këta persona, në ambientet e punës kanë shfaqur shenja debulese (të fikti).

Pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në spital, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje. Paraprakisht dyshohet se punëtorët mund të jenë asfiksuar nga ndonjë lëndë kimike që përdoret në rrobaqepësi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Specialistët e Shëndetit Publik po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *