Home / Lajme / Kronika e zezë / 400 euro për të kaluar klandestinë në Greqi, arrestohet i shpalluri në kërkim

400 euro për të kaluar klandestinë në Greqi, arrestohet i shpalluri në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për trafik klandestinësh, është vënë në prangat e policisë së Beratit.

I arrestuari është Kristo Gole, 60 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Berat, i cili u prangos këtë të premte.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendim në muajin janar, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gole është shpallur në kërkim pasi më 23 maj 2016 në pikën e kalimit kufitar Kakavijë në bashkëpunim me djalin e tij shtetasin H.Gole dhe shtetasin M.Sh, të dy të arrestuar, ndihmuan katër persona të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin për në Greqi, kundrejt shumës prej 400 euro secili.

Pasi u evidentuan nga Policia Kufitare Kristo Gole arriti ti shmangej arrestimit.

Gole u kap nga autoritetet greke dhe u ekstradua në vendin tonë.

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *