Home / Kryesoret / Avokati i Popullit: Qytetarët filluan të frikësohen nga gjyqësori

Avokati i Popullit: Qytetarët filluan të frikësohen nga gjyqësori

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në vend për vite me radhë ka qenë nën ndikim të llojllojshëm. Sipas tij qytetarët në vend që ta shohin si aleat ku mund të fitojnë drejtësinë ata kanë filluar kë kenë frikë nga gjyqësori.

“Rekrutimi i gjykatësve ka qenë mjaftë problematik dhe tejet i politizuar për vite me radhë. Gjithë këto gjëra kanë ndikuar që ky sistem të mos ketë sukses që të jetë garancë në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët filluan që të frikësohen nga ky sistem, në vend sqë ta kishin aleat, ngase është i drejtë, dhe kushdo që do të gabonte aty do ta merrnin drejtësinë . Vetëm te ne ndodhë që me ndrrimin e pushtetit asgjë që është punuar më parë mos të vlejë dhe me ndërrimin e qeverisë të fillojnë edhe reformat nga fillimi”, tha Memeti.

Memeti gjatë intervistës gjithashtu theksoi se në institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar mbi 123 mijë qytetarë të cilët kanë kërkuar mbrojtje, duke shtuar se për to janë hapur mbi 57 mijë lëndë. Ndërsa i pyetur për pushtetin e ri, ai tha se është përmirësuar komunikimi me qeverinë dhe e vlerësoi si të mirë bashkëpunimin me pushtetin ligjvënës.

Gjithashtu lexo

VMRO-DPMNE lëshon punën e Parlamentit

Antonio Miloshoski nga partia opozitare VMRO-DPMNE, sot gjatë pres-konferencës së mbajtur nga Parlamenti njoftoi se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *