Home / Lajme / Rajon / Dhuna ndaj kryeredaktorit të RD-së, reagon “Reporterët pa kufij”

Dhuna ndaj kryeredaktorit të RD-së, reagon “Reporterët pa kufij”

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi, gjatë protestës së djeshme në Tiranë, pasi kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” u godit me shkop gome nga policia.

“Reporterët pa Kufij” shprehen se, kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia. Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së PD-së, duke marrë plagë në kokë e duke përfunduar në spital.
“Reporterët pa Kufij” është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.

27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjithashtu lexo

I armatosur dhe me dylbi në makinë, ja kush është i arrestuari që u kap dhe me drogë

Një person i cili lëvizte i armatosur, me dylbi në makinë dhe që mbante kanabis …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *