Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjilanasi plagos një femër, pastaj edhe vetën

Gjilanasi plagos një femër, pastaj edhe vetën

Një femër ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar me armë nga një person tjetër, i cili më pas ka plagusur lehtë edhe veten.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 20:20 në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, viktima femër është dërguar në QKUK për të marr trajtime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën femër dhe më pas ka qëlluar veten. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *