Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Nuk hidhërohem nga deklaratat e Talatit, nuk është për t’iu hidhëruar (Foto)

Gruevski: Nuk hidhërohem nga deklaratat e Talatit, nuk është për t’iu hidhëruar (Foto)

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili më herët në një intervistë për televizionin serb ka folur për incidentin me Gruevskin në Kuvend, gjatë miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Gruevski përmes një postimi në Facebook thotë se nuk është hidhëruar nga deklaratat e Xhaferit, pasi sipas tij, kryeparlamentari nuk është për t’iu hidhëruar.

“Lexoj se Talati kishte deklaruar se kam qenë në krizë psikologjike. Duke e njohur çdoherë kur ndonjë ditë nuk ka mjaftueshëm të dezinfektohet, bie në krizë të maturisë dhe kështu sillet. Nuk i hidhërohem. Nuk është për t’iu hidhëruar”, ka shkruar Gruevski në Facebook.

 

 

Gjithashtu lexo

Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu,priti Kryetaren e Iniciativës Qytetare të Femrave “Antiko”, dhe kryetaren e Shoqatës për Arsim dhe Kulturë “Adrion”

Sot, Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, priti Kryetarën e Iniciativës Qytetare të Femrave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *