Home / Kryesoret / Mjekët apelojnë për shumë kujdes pas ndryshimit drastik të motit

Mjekët apelojnë për shumë kujdes pas ndryshimit drastik të motit

Paradite me diell dhe shumë nxehtë, ndërsa pasdite me reshje të rrëmbyeshme të shiut, ky ishte moti i ditëve të fundit, ndryshimet drastike të të cilit kanë ndikuar dukshëm edhe në shëndetin e qytetarëve, posaçërisht tek pleqtë dhe të sëmurët kronik. Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen se i ndjejnë në masë të madhe këto ndryshime sidomos të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

“Po i ndjejmë, fillimisht kemi probleme me kokën dhe kemi ndryshim të organizmit nga temperatura. Ka ndryshim të ri të temperaturave, ndikon edhe deri me alivanosje.”

“Si nuk i ndjejmë, unë kam probleme, këtu nuk mund të marr frymë. Edhe qyteti është i ngarkuar, nuk ka hapësirë, të ndahet fryma.”

“Po ndjehen sidomos tek njerëzit e moshuar më shumë. Kam probleme me gjunjët dhe me ndryshimin e kohës e ndjej më shumë.”

Qytetarët të cilët agjërojnë thonë se këto ndryshime ndikojnë në masë të madhe tek ata sepse temperaturat e larta, vështirësojnë edhe agjërimin.

“Po ndikon pak sepse dita është e gjatë por, prapë me rëndësi për atë që agjëron është qëllimi.”

Mjekët thonë se ka numër të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë për shkak të temperaturave të larta, andaj apelojnë që të mos dilet jashtë pa nevojë.

Këto ndryshime të mëdha të temperaturave, lartë poshtë kanë sjellë paraqitje të virozëve të ndryshme. Ka rritje të numrit të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë, veçanërisht në orët e vona të natës. Gjatë ditës kemi raste tek të rinjtë posaçërisht gjatë qëndrimit jashtë në periudha të gjata kohore edhe me agjërim. Kemi pasur persona të cilëve u ka rënë tensioni shumë dhe kanë kërkuar ndihmë tek ne. Kisha apeluar që në këtë temperaturë të lartë, në këto kushte, me agjërim mos të dalin jashtë pa nevojë. Mos të qëndrojnë jashtë në këto temperatura por brenda të rrinë. Edhe agjërim edhe temperatura të larta edhe qëndrim jashtë është shumë e dëmshme – deklaroi Afrim Aliu, Mjek.

Edhe në ditët në vazhdim sipas meteorologëve do të mbaj mot i ngjashëm me diell dhe i nxehtë, ndërsa nuk përjashtohen edhe reshjet e shiut.

Gjithashtu lexo

VMRO-DPMNE lëshon punën e Parlamentit

Antonio Miloshoski nga partia opozitare VMRO-DPMNE, sot gjatë pres-konferencës së mbajtur nga Parlamenti njoftoi se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *