Home / Lajme / Kronika e zezë / Ndërron jetë papritur aktori i njohur i serialit Ertugrul

Ndërron jetë papritur aktori i njohur i serialit Ertugrul

Një lajm i trishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar të gjithë fansat e serialit më të njohur ‘Ertugrul’.

Mësohet se në orën 03:00 pas mesnate, aktori i famshëm i serialit turk ka ndërruar jetë.

Arda Oziri, në rolin e ‘Goktug’, kishte parë së bashku me mikun e tij ndeshjen e Champions League dhe kur ndeshja ka përfunduar, është kthyer me motorr në shtëpinë e tij.

Mirëpo gjatë rrugës, ai ka pësuar një aksidentqë i ka kushtuar jetën.
Lajmin e hidhur e bën të ditur miku i tij, i cili në një postim në Instagram ka publikuar bisedën e fundit me mikun e tij në Whatsapp.

“Miku im i dashur, të thash të rrije sonte tek unë. Por si duket engjëlli i vdekjes të priste në rrugë. Vdekja nuk të shkon fare. Të kisha pranë kur fjeta gjumë, kishe ikur kur u zgjova. Jam shumë i mërzitur”- shkruan miku i aktorit

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *