Home / Showbiz / Nis “Era Ancelotti” tek Napoli, Vidal zbarkon në Itali dhe “firmos”

Nis “Era Ancelotti” tek Napoli, Vidal zbarkon në Itali dhe “firmos”

Carlo Ancelotti nuk ka pritur aspak për t’u njohur me ambjentin në klubin e Napolit. “Don Carlo” ka nisur menjëherë nga ndërtimi i skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe sipas hulumtimeve të mediave italiane, Arturo Vidal do të jetë goditja e parë e “Erës Ancelotti” tek Napoli.

Një ide që është përforcuar më shumë nga një foto e postuar nga vetë mesfushori i Bayern Munich. Në foton e shpërndarë në rrjetin social “Instagram” kiliani shfaqet në praninë e të afërmve të tij, ndërkohë që shkruan:

“Duke shkuar në shtëpi me bandën! Gjithmonë është mirë të kthehesh në Itali.”

Vidal ka një kontratë që e mban në “Allianz Arena” deri në qershor 2019, por “Kicker” raporton se Bayern Munich do ta lë të lirë të vendos për të ardhmen e tij.
Arturo Vidal u aktivizua për 4 sezone me Juventus-in përpara se ai t’i bashkohej Bayern Munich në verën e vitit 2015 për shumën e 37.5 milionë euro.

/Ora News.tv/

Gjithashtu lexo

Arta Bajrami bëhet ‘nuse’, publikon foto me vello

Arta Bajrami cilësohet të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Në proekte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *