Home / Lajme / Kronika e zezë / Përfshihet nga zjarri një restorant, nuk ka të lënduar

Përfshihet nga zjarri një restorant, nuk ka të lënduar

Një restorant është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës të kësaj të shtune në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shërbimit zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Kryerja e ekspertizës pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri lidhet me shkaqe aksidentale.

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *