Home / Kryesoret / Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi në Tetovë ku mbetën të lënduar 3 persona – (VIDEO)

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi në Tetovë ku mbetën të lënduar 3 persona – (VIDEO)

Eksluzivisht Marijan Josifovski zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë për Televizionin Koha jep detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi në Tetovë ku mbetën të lënduar 3 persona.

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën e Ilindenit, në udhëkryqin afër Universitetit të Tetovës dhe shkollës së mesme medicinale.

Sipas Sektorit për punë të brendshme në Tetovë në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë dy vetura edhe atë nje veturë e tipit Mercedes Benz me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 23 vjeçari me iniciale A.A nga Tetova si dhe një Reno Megane e drejtuar nga 27 vjeçari me iniciale F.B nga Strimnica, transmeton Televizioni Koha.

 

Nga ky aksident dy vozitësit si dhe një bashkëudhëtare që është gjendur në veturën e tipit Renault Megane 28-vjeçarja me iniciale K.B për pasojë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm dhe janë jashtë rrezikur për jetën. Nga ky aksident komunikacioni tërësisht është dëmtuar një semafor, një shtyllë metalike, poashtu dëmtime kanë marrë edhe dy veturat të përfshira në këtë aksident, përcjellë Televizioni Koha.

 

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe po punohet në vërtetimin e shkaqeve, rrethanave në të cilat ka ndodhur, vlerën e përgjithshme të dëmit material dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë.Jozyrtarisht mësohet se aksidenti në fjalë mund të jetë shkaktuar nga mosdhënia e përparësisë së kalimit dhe mospërshtatja e shpejtësisë më kushtet e rrugës njofton për Televizioni Koha Marijan Josifovski zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu,priti Kryetaren e Iniciativës Qytetare të Femrave “Antiko”, dhe kryetaren e Shoqatës për Arsim dhe Kulturë “Adrion”

Sot, Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, priti Kryetarën e Iniciativës Qytetare të Femrave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *