Home / Sport / Skuadra e Shkëndijës, mbrëm festoi titullin e kampionit në Maqedoni

Skuadra e Shkëndijës, mbrëm festoi titullin e kampionit në Maqedoni

Skuadra e Shkëndijës, mbrëmjen e kaluar ka festuar titullin e kampionit
në Maqedoni me rezultate të mahnitshme. Ajo kampionatin e sivjem e
nisi dhe e mbylli në pozitën e parë duke e përfunduar kampionatin me 91
pikë të fituara ose 35 më shumë se Vardari. Ky paraqet rekord sa i përket
dallimit në pikë në fund të kampionatit mes kampionit dhe nën
kampionit. Rekordin e deritanishëm e mbante Vardari nga viti 1992/93
kur doli kampion me 21 pikë më shumë se Sileksi. Skuadra Tetovare, në
këtë sezonë me 91 pikë të fituara ka shënuar rekord të ri sa iu përket
pikëve të fituara. Rekordin e deritanishëm e mbante Vardari me 61 pikë
të fituara në kampionatin e parë pas pavarësimit të Maqedonisë.
 Lazim Destani gjatë ditës së djeshme Shkëndija e Tetovës e mbyll në mënyrën më të
mirë të mundshme kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke
fituar thellë 4-0 me Pelisterin në stadiumin e Tetovës.Të shpallur
matematikisht kampionë të Maqedonisë shumë java para fundit,
kuqezinjtë tetovarë për kënaqësinë e tifozë të shumë të pranishëm në
stadium dominuan edhe ndaj Pelisterit. Në fund të pjesës së parë takimi
u zhbllokua nga Alimi, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë dyfishoi
Junior.Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Ferhan Hasani,
që shënua dy herë radhazi në minutat 78 dhe 83 për rezultatin
përfundimtar 4-0. Në fund kuqezinjtë tetovarë ngritën lart trofeun e
kampionati pas një sezoni të shkëlqyer të dominuar prej tyre.Në
ndërkohë festa e ekipit tetovar është transferuar në sheshin e Tetovës ku
deri në orët e vona janë argëtuar tetovarët nën tingujt e muzikës së
këngëtarëve të njohur të estardës. Për Shkëndijën është ky titulli i dytë
kampion i fituar pas atij në vitin 2011./TV KOHA

Gjithashtu lexo

Karateisti gostivaras, Berat Jakupi morri pjesë në turneun me renome ndërkombëtare “ Premier League Istanbul 2018”,

Karateisti gostivaras, Berat Jakupi morri pjesë në turneun me renome ndërkombëtare “ Premier League Istanbul …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *