Home / Sport / Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Maqedonisë (VIDEO)

Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Maqedonisë (VIDEO)

Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Maqedonisë në stadiumin “Mlladost”
(Strumicë) ku Pelisteri tashmë i rënë në Kategorinë e Dytë do të synojë të zbardhë
sadopak edicionin duke tentuar të mposhtë Shkëndijën. Skuadra nga Tetova, është
favorite në këtë ndeshje pasi dominoi kampionatin vendor, por edhe për faktin se e
mundi Pelisterin në katër ndeshjet e këtij sezonit brenda në Tetovë dhe jashtë në
Manastir. Megjithatë trajneri Osmani, iu bën ftesë futbollistëve që të jenë
maksimalisht të për qëndruar në këtë ndeshje.
Pelisteri si skuadra fituese në fuqi e kupës, dëshiron që një nga sezonet e saja më të                                                         dobëta në historinë e tyre ta mbyll me një trofe dhe si e tillë ta ik për në Ligën e Dytë                                                           ku do të luajë sezonin e ardhshëm.                                                                                                                                                 Si për Shkëndijën ashtu edhe për Pelisterin do të jetë kjo finalja e tyre e
pestë. Për dallim nga skuadra manastirase ajo tetovare nëse shënon fitore për herë
të parë në historinë e saj do të fitojë dy trofetë e futbollit vendor. Në finalen e
fundit të vitit të kaluara u përballën këto dy skuadra po në Strumicë, ashtu që
Pelisteri fitoi pas ekzekutimit të penaltive pasi në kohën e rregullt nuk pati fitues./TV KOHA/

Gjithashtu lexo

VIDEO/ Himni shqiptar bën bashkë tifozë e lojtarë në Zyrih

Shqipëria dhe Kosova u përballën në një ndeshje miqësore në Zyrih të Zvicrës, sfidë që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *