Home / Showbiz / Vedati i “Stupcave” tregon si mund ta kaloni kufirin

Vedati i “Stupcave” tregon si mund ta kaloni kufirin

Aktori Vedat Bajrami i grupit humoristik “Stupcat”, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai publikon shpesh video satirike, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e ndjekësve të tij të shumtë.

Së fundmi, ai ka publikuar një video interesante në Instagram, ku shfaqet hipur në gërmuesin e një eskavatori.

Me ironi ai thotë përgjatë videos se në mungesë të vizave, mund të shfrytëzojnë këtë mënyrë për të kaluar një kufi.

Në video, eskavatori shfaqet duke e zhvendosur aktorin nga një parcelë, në anë tjetër të rrethojave të saj.

” S’munet me na nal askush me lug drejt Evropës”, ka shkruar bajrami në Instagram.

I njëjti vazhdon të jetë pjesë e shumë skeçeve humoristike të hit serialit “Egjeli”, i cili është mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Arta Bajrami bëhet ‘nuse’, publikon foto me vello

Arta Bajrami cilësohet të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Në proekte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *