Home / Sport / Vitrina e muzeut të Realit nuk ka vend për trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve

Vitrina e muzeut të Realit nuk ka vend për trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve

Pushtimi i Ligës së Kampionëve në Kievi ka rritur numrin e kurorave evropiane për Real Madridin në 13, por duket se muzeu i klubit nuk ka më vend edhe për një trofe.

Madrilenët janë krenarë për suksesin e tyre dhe duan të ekspozojnë trofetë e tyre në muzeun e tretë më të vizituar në Madrid pas Reina Sofjes dhe Prados.

Megjithatë, ka disa probleme me hapësirën. Pas fitimit të “Decimas” në Lisbonë, zyrtarët e klubit donin që dhjetë kupat evropiane të shkëlqenin në hapësirën e tyre unike, por shkalla e suksesit nën drejtimin e e Zinedine Zidane ka bërë që vitrina e krijuar në vitin 2014 të jetë tani shumë e vogël.

Dy vite më vonë, seksioni i Ligës së Kampioneve në muze duhej të zgjerohej pak më shumë, sepse trofeu i 12-ta erdhi pas suksesit të Madridit në Cardiff, por vendi i tij tashmë ishte rezervuar pranë kurorave të tjera evropiane, shkruan Marca.

Paraprakisht, për Kupën e 11 kishte hapësirë.
Problemi ka ardhur pas fitores kundër Liverpoolit , pasi për trofeun e 13-të evropian nuk ka vend në muzeun e klubit.

Megjithatë, Los Blancos tashmë kanë ndërmarrë veprime dhe brenda javës pritet që titulli i tyre i ri të ekspozohet për vizituesit e muzeut.
Por derisa të vijë koha, trofeu i Kievi do të ketë vitrinën e vet individuale pranë të tjerave

Gjithashtu lexo

VIDEO/ Himni shqiptar bën bashkë tifozë e lojtarë në Zyrih

Shqipëria dhe Kosova u përballën në një ndeshje miqësore në Zyrih të Zvicrës, sfidë që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *