Home / Showbiz / Bernadeta Nikollbibaj “Miss Grande Kosova” i thotë të gjitha

Bernadeta Nikollbibaj “Miss Grande Kosova” i thotë të gjitha

Bernadeta Nikollbibaj është emër i njohur. Ajo, llogaritet të jetë top modelja më e famshme shqiptare e momentit. E pashme, elegante, e zgjuar. Një modele siç e do industria e vërtet e modës. Bernadeta Nikollbibaj e fotografive të bukira, e sfilatave të mëdha, sapo ka fituar edhe çmimin e “Miss Grande Kosova” dhe së shpejti do ta përfaqësojë shtetin tonë në Tajlandë. Në vijim, një intervsitë ndryshe me bukuroshen shqiptare që të gjithë e lakmojnë, por ajo…

Bernadeta sapo ke fituar kurorën e “Mis Grande”. Si ishte kjo pervojë për ty?
Ishte kënaqësi të isha mes 22 vajzash bukuroshe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilat garonin për kurorën e më të bukurës. Ishin prindërit e mi ata që kishin dëshirë që të merrje pjesë në një spektakël bukurie në vendlindje, edhe pse kishin frikë nëse do të vlerësohesha nga populli im. Megjithatë, unë u nderova me çmimin e parë, fitova smpatinë dhe mirësjelljen e garueseve dhe jurisë.

Ti je modele e famshme. Më mirë modele apo miss?
Unë jam modele prej vitesh, por pse të mos isha edhe në një garë bukurie, si për tu bërë qejfin dhe falenderuar prindërit e mi. Ky ishte një falënderim dhe mirënjohje për ata, që janë shumë të shtrenjë për mua.

Kush ishte personi i parë që ta uroj çmimin?
Babi, që e priste me padurim vendinin e parë, pastaj familjarët e tjerë.

A do të marrësh më pjesë në gara të tilla?
Nuk është qëllimi im ti përkushtohem shumë botës së shoëbizit, pasi jamë shumë e kënaqur me jetën dhe angazhimet e jetes sime private. Po, megjithatë, do të marrë pjesë edhe në një spektakël bukurie në Tajlandë, ku do ta prezantoj Kosovën.

Sipas teje, çka duhet të ketë një femër që të jetë top modele?
Trup dhe fytyrë artistike, të jetë më e veçantë, të ketë linja të mira fizike, duke filluar nga supet, këmbët dhe mbi të gjitha të ketë shkëlqim që buron nga shpirti dhe ndriqon mbi të. Të jetë edhe e edukuar, sepse kjo industri kërkon njerëz të edukuar e të disciplinuar.

A më mirë kur sfilon apo kur pozon?
I bëjë të dyja, sepse jam modele. Kënaqem kur pozoj, por edhe kur sfiloj. Së fundi më pëlqen shumë të sfiloj me kreacione të veçanta, me fustana voluminoz me tyl.

7.Sfilafa me e veçante qe ke marre pjese?
Sfilata e Zanzar ne Cyrih. Ishin të gjithë zvicëran dhe ishte shumë më ndryshe nga sfilatat e tjera.

Fotografi yt favorit?
I pëlqej më shumë fotografitë e Snapchat. Pak shaka. Kam pasur shumë bashkëpunime. Së fundi kam realizuar një seri fotografike me një stil më ndryshe, andaj do ta veçoj Patrik Odermat, Rene Brünnger dhe Domenik Uezando.

Të kemi parë edhe në televizion. A mendon të bëhesh ndonjëherë prezantuese?
E dua shumë aktrimin dhe prezentimin, kam pasur bashkëpunime të ndryshme dhe shpresoj që në të ardhmen të realizoj projekte te veçanta për të rinjët këtu në Zvicër.

Cila është jeta jote private?
Jam shumë e lumtur me jetën time që e bëjë. Kam thjeshtë gjithçka, e kjo duke falenderuar gruan që ma ndriqoi jetën dhe vazhdon të jetë personazhi më i rëndëshishem në jetën time, e pa të cilen nuk mund ta mendoj jetën. Unë jetoj pranë liqenit përballë një panorame përrallore. Jam në shoqëri të motres sime Leas gjithmonë e gjithkund. Vazhdoj të shkollohem.

A ke ëndrra?
Jo, sepse Zoti mi ka realizuar të gjitha.

Po dashuria?
Nuk jam e dashuruar. Për momentin po mendoj dhe investoj kohë vetëm për shkollë, e pastaj…

Gjithashtu lexo

Dua Lipas ia gjuajnë flamurin rus në skenë, veprimi i saj do t’ju befasoj

Dua Lipa ka mbajtur në Moskë një koncert në kuadër të shumë koncerteve që është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *