Home / Kryesoret / Fuere: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike

Fuere: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, tani është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të pranojë këto hapa, ndërsa BE të jep dritë të gjelbër dhe të hap bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë”, tha ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fuere.

Në një intervistë për MIA, Fuere tha se pas euforisë së përshëndetjes është e rëndësishme të ketë fushatë të informimit të publikut për atë çfarë përmban marrëveshja dhe pse është e mirë për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në debat duhet të përfshihen të gjithë sektorët e shoqërisë: akademia, mediat, shoqëria civile në nivel lokal dhe kombëtar.

“Tani kjo është vitale për Qeverinë e Maqedonisë, të hap të gjitha drejtimet që të ketë debat të vërtetë. Kjo do të ndihmojë që të ketë përgjigje për frikësimet që u plasuan për përmbajtjen e marrëveshjes. Në të kundërtën do të përsëritet ajo që ndodhi ditëve të fundit: dhunë jashtë Kuvendit”, tha Fuere.

Ai shtoi se duhet të hapa të mëdha për referendumin e paralajmëruar, që qytetarët të mos votojnë në mënyrë partiake, por të shprehen për marrëveshjen.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, Ligji për mediat sot në Komision kuvendor

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje, Liljana Zaturovska, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *