Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet i vdekur aktori 47 vjeçar, Alan O’Neill
LOS ANGELES, CA - AUGUST 5: Alan O'Neill attends Wendy Benge's Launch of Film Studio Bullet Studios on August 5, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Graves/Wireimage)

Gjendet i vdekur aktori 47 vjeçar, Alan O’Neill

Alan O’Neill, një prej aktorëve të “Binjakëve të Anarkisë” është ndarë nga jeta.

Trupi i O’Neill u gjend pa shenja jete nga e dashura e tij në korridorin e apartamentit të mërkurën mbrëma, shkruan TMZ.

Thuhet se aktori në fjalë ka pasur probleme me zemrën dhe ka qenë një duhanpirës i rëndë.

Problemet me alkoolin dhe drogën ishin gjithashtu të pashmangshme në jetën e aktorit, tashmë të ndjerë.

Trupi i pajetë i aktorit është dërguar për autopsi, gjersa ende nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.

Aktori i ndjerë ka një karrierë të gjatë në film dhe teatër.

Karriera e tij daton që nga vitet 1990, teksa është më shumë i njohur për solin e Keith McGrath në “Fair City”, si dhe Hugh në sezonet 6 dhe 7 të “SoA”.

Ai u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *