Home / Showbiz / Këngëtarja e njohur fton në dasmë të gjithë fansat

Këngëtarja e njohur fton në dasmë të gjithë fansat

Para pak ditësh u fejua, tani i fton të gjithë në dasmë! Ata janë një ndër çiftet më simpatikë dhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Historia e tyre e romancës nisi në television, pikërisht te “The Voice of Albania” dhe çdo ditë e më shumë na tregojnë se janë shumë të dashuruar. Venera Lumani dhe Lind Islami janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën.

Mirë tashmë ata janë zyrtarisht të fejuar. Gjatë pushimeve të tyre në Barcelonë, Lindi i ka propozuar Venerës për fejesë pas 5 vitesh së bashku.

Pas disa ditesh pushime pas propozimit, Venera ka bërë një postim në Instagram për të gjithë fansat, ku shkruan: “Ju falenderoj pafund për urimet e sinqerta dhe kërkoj ndjesë sepse e kam të pamundur për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve. Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet të mendojmë një mundësi që t’ju kemi të ftuar të gjithëve në dasmë. P.S: Ndiqni dashurinë, jo luksin. Kur ke dashurinë, i ke dhënë përgjigje çdo situate…” – përfundon ajo.

Gjithashtu lexo

Lukarevska: Ish-funksionarët e DAP-it kanë punuar jashtë ligjit

“Kemi dëshmi, jemi lidhur me institucionet, janë ngritur disa procedura për punë të paligjshme nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *