Home / Lajme / Maqedoni / Këto janë gjobat për këmbësorët, nëse nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit në Maqedoni

Këto janë gjobat për këmbësorët, nëse nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit në Maqedoni

Vozitësit shpesh herë ankohen se gjobat për shkeljen e rregullave në komunkacion janë të larta, dhe se vetëm ato dënohen, ndërkaq këmbësorët të cilët më shumë bëjnë shkelje nuk dënohen aq shpesh.

Por në ligjet e Maqedonisë ekzistojnë edhe gjoba për këmbësorët, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sipas ligjit, këmbësori, me rregull i ndalohet të lëvizë në korsi, ai patjetër duhet të lëvizë sa më afër korsisë dhe në mënyrë të kujdesshme të mos pengoj komunikacionin e automjeteve.

*Në të kundërt është paraparë gjobë prej 50 euro, në kundërvlerë të denarit.

Këmbësori që ka për qëllim të kaloj rrugën në vend ku nuk ka vija të bardha, nuk guxon të shkelë në rrugë nëse me atë e pengon komunikacionin e automjeteve.

*Në të kundërt është e paraparë gjobë prej 30 euro, në kundërvlerë të denarit.

Në një kalim të shenjuar për këmbësorë, ku komunikacioni rregullohet me shenja ndriçuese për këmbësorë, këmbësori është i detyruar të respektojë ato shenja.

*Në të kundërt është e paraparë gjobë prej 50 euro, në kundërvlerë të denarit.

Gjithashtu lexo

PTHP Tetovë ndjek personin i cili me thikë ka sulmuar dhe lënduar një fëmijë

Money Back Guarantee Cisco 810-403 Demo Download 100% Pass With A High Score result, Welcome …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *